Edita Tahiri për takimin me Metën: Qëndrimet e tij në mbrojtje të kufijve të Kosovës janë vizionare
Ish- zv. kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri komenton takimin në Tiranë me Presidentin, Ilir Meta.
Tahiri shkruan se qëndrimet e Metës në mbrojtje të shtetit të Kosovës dhe kufijve ishin qëndrime të drejta të një presidenti shqiptar që njeh mirë luftën dhe sakrificat.
Reagimi i Tahirit
Takimi me Presidentin Ilir Meta ishte thellesisht kombetar dhe vizionar. Qendrimet e tij ne mbrojtje te shtetit te Kosoves dhe kufijve ishin qendrime te drejta te nje presidenti shqiptar qe njeh mire luften dhe sakrificat me sublime te shqiptareve dhe Kosoves per liri dhe pavaresi.
U pajtuam qe ndryshimi i kufijve ne raportet mes Kosoves dhe Serbise eshte nje skenar i rrezikshem qe demton shtetin e Kosoves dhe interesat kombetar si dhe destabilizon rajonin me pasoja te paparashikueshme.
Kosova eshte shtet i pavarur dhe sovran me kufije te pacenueshem ne pajtim me te drejten nderkombetare, te cilen e ka vertetuar Gjykata Nderkombetare per Drejtesi ne 2010.
Kosoven e beme shtet fale luftes tone te drejte dhe mbeshtetjes nga aleatet tane perendimor ne krye me SHBA-te, partneret evropian Gjermanine, Mbreterine e Bashkuar, etj, NATO-ne.
Nderi jone kombetar te cilen e rikthyem me luften e fituar per liri dhe gjeopolitika perendimore te ciles i takon kombi shqiptar, qofshin te perjetshme.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



