E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reperi i njohur i dhuron ‘bakshish’ 20 mijë dollarë punëtoreve në McDonalds
Showbiz

Reperi i njohur i dhuron ‘bakshish’ 20 mijë dollarë punëtoreve në McDonalds

Duket se për dy punonjëse të McDonalds’s në Los Angelos krishtlindjet u kthyen shumë shpejt, pasi reperi Drake iu la bashkish nga 10 mijë dollarë për secilën.

Sipas “Msn.com” një klient fotografoi momentin dhe e ndau me ndjekësit në Twitter duke shkruar, “Sapo pashë Drake në McDonald’s……. çmenduri. Ai iu dha nga 10 mijë dollarë bakshish vajzave”.

Kjo nuk është hera e parë që Drake tregon dashurinë e madhe që ka për McDonald’s.

Kujtojmë se pas përfundimit të koncertit të tij në Kaliforni, më 17 tetor, ai ftoi të gjithë fansat në një “afterparty” në rrjetin e fast foodeve.

Teksa gjesti i Drake po bëhet viral në internet, ka nga ata që bëjnë dhe komente të tipit: “Eja në lokalin tim”, ose “Eja në shtëpinë time, jam trokë”.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.