Vdes 48-vjeçari në Senatorium, dyshohet për virusin e “gripit të derrit”
Një 48 vjeçar ka ndërruar sot jetë në Spitalin e Senatoriumit në Tirane.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se viktima ka ndërruar jetë si pasoje e virusit AH1N1, i njohur ndryshe si “gripi i derrit”.
Raportohet se 48 vjeçari ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Po ashtu behet e ditur se ai ka qenë i shtruar në spital që prej ditës së mërkurë.
Sipas Ora News gjendja e tyre shëndetësore raportohet të jetë e rëndë.
Personi që ka ndërruar jetë sot, mësohet se është shoqëruar në Spitalin e Senatoriumit nga dy personat që dyshohet se janë edhe ata në gjendje të rëndë.
48-vjeçari mësohet të ketë ardhur nga qyteti i Elbasanit ditën e mërkurë, ndërkohë që ka ndërruar jetë sot në mëngjes./vijon
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



