E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha mbështet  studentët: Nuk do iu digjet viti universitar
Politikë

Basha mbështet studentët: Nuk do iu digjet viti universitar

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka siguruar studentët se nuk do iu digjet viti akademik pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama.

Basha shkruan në “Twitter” se Ramën e ka kapur paniku ndaj kërcënon studentët me humbjen e vitit. Kreu i PD iu bën thirrje studentëve të mos kenë frikë pasi e gjithë shoqëria është me ta.

“I kapur nga paniku Rama kërcënon #studentët me humbjen e vitit shkollor. Me mirënjohje për shembullin e tyre, opozita i siguron studentët që viti akademik nuk do të humbasë duke ju bërë thirrje të mos kenë frikë. Kauza e tyre është e drejtë! Mbarë shoqëria është me ta! #16shkurt”, shkruan Basha.

Basha Twitter

Më 2 shkurt gjatë një bashkëbisedimi me studentët tek Konviktet e Mjekësisë, kryeministri i bëri apel studentëve që të shkojnë në mësim, pasi në të kundërt do humbasim mësimin.

“Pakica pengon shumicën që të zhvillojë mësim. Shkoni në mësim sepse do humbisnin vitin akademik,” – tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.