Dafina Zeqiri në protestën para Policisë
Edhe Dafina Zeqiri i është bashkuar protestuesve në protestën ‘Përdhunuesit në burg’.
Sot në Prishtinë është organizuar një protestë para Policisë së Kosovës, protestë kjo kundër dhunës seksuale pas rastit të dhunimit të së miturës nga Drenasi.
Në mesin e qytetarëve shumë të mbledhur, kanë qenë edhe shumë fytyra publike të cilët i janë bashkuar protestuesve.
Ndër ta ishte edhe këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila është parë në mesin e turmës.
Dafina madje ka bërë edhe postime në profilin e saj në Instagram, ndërsa ka shkruar: “Kjo protetste eshte pak, krahas asaj cka duhet bere per t’u parandaluar dhe ndeshkuar dukurite e tilla ne vendin tone, ku vajzat, si ato te reja ne moshe, e poashtu edhe me te rritura, ngacmohen seksualisht, dhunohen, e mbi te gjitha, nuk kane as ku te ankohen ose te kerkojne ndihme. Edhe ndihma e kerkuar kthehet ne ankth. Eshte dashur te gjithe te marrin pjese ne kete proteste dhe jo te perfundoje me kaq! Duhet te gjithe ti bashkohen iniciatives se nisur, me shprese qe ndonje dite do te behet mire!!”

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



