E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Duka flet për herë të parë si drejtues i UEFA-s: Përgjegjësi e madhe për mua dhe futbollin shqiptar
Sport

Duka flet për herë të parë si drejtues i UEFA-s: Përgjegjësi e madhe për mua dhe futbollin shqiptar

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, u zgjodh sot anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s

Nga votimi që u bë në Kongresin e 43-të të UEFA-s që u zhvillua në Romë, kreu i FSHF-së mori 36 vota, duke fituar një mandat 4-vjeçar në kupolën drejtuese të UEFA-s.

Duka në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook shkruan: “Të dashur miq. Nga sot më është besuar detyra e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Emocion i papërshkrueshëm, fitore e madhe për futbollin e vendit tim.

Duhet të falenderoj të gjithë kolegët e federatave anëtare, që më votuan në garën për një vend në Komitetin Ekzekutiv të #UEFA-s. Një besim dhe një përgjegjësi e madhe për mua dhe futbollin shqiptar.

Jam shumë i nderuar që për herë të parë në histori më takon mua të përfaqësoj futbollin shqiptar në pozicionin më të lartë qeverisës së UEFA-s”.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.