E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi: O do iki unë me Lul Bashën, o do iki Rama
Politikë

Kryemadhi: O do iki unë me Lul Bashën, o do iki Rama

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në  “Të Paekpozuarit” u shpreh se është e gatshme të largohet nga politika, nëse kjo do të sjellë edhe largimin e Ramës. Kryemadhi tha se është e bindur se Rama do të largohet.

Kryemadhi ne TPZ1

“Një deklaratë e tillë më fut edhe  në depresion. Atëherë unë kam vetëm një zgjidhje, o të futem në depresion dhe të fitojë Edi Rama. Ose kam një rrugë që t’i zgjoj të gjithë dhe t’i them hajde ti zgjohu, hajde të gjithë dhe ta qërojmë këtë maskara që ka marrë peng Shqipëtarët.

Po të jetë nevoja, për ta çliruar duhet të ikim të gjithë sa jemi, edhe unë edhe Lul Basha, e të gjitha opozita ikim. Por do ikë edhe ai bashkë me ne, me të gjithë kriminelët e tij, sepse fundja fundit se kjo lëvizje do o sot o kurrë për të ndryshuar njëher e përgjithmonë për të iku Shqipëria nga sistemi i individitit.

 

Ky njeri, unë po ta them do iki. Po të jetë nevoja që të iki, ai është i pari dhe mediat janë të dytat që i shkojnë pas avazit se ka lek. Protesta e studentëve nuk ishte e opozitës. Ne nuk u përfshimë aty”, u shpreh Kryemadhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.