Policia: Ja çfarë zbuluam në banesat e 3 gjyqtarëve të Dritan Dajtit, operacioni vazhdon
Policia e Shtetit konfirmoi zyrtarisht se ka ndërmarrë një aksion me Forcat Speciale, në zbatim të urdhrit nr. 89, datë 14 shkurt 2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për të ushtruar kontroll në banesat e tre gjyqtarëve, të cilët zbutën dënimin e Dritan Dajtit.
Policia njoftoi se “operacioni policor vazhdon edhe në këto momente, por mund të konfirmojmë se deri tani janë gjetur një sasi municioni, mijëra euro dhe prova të tjera, të cilat do të administrohen nga organet ligjzbatuese. Në përfundim të operacionit, Policia e Shtetit do të ketë një komunikim të veçantë me median dhe publikun.”
Kontrolli u ushtrua në banesat e tre gjyqtarëve të Apelit për Krime të Rënda: Skënder Damini dhe Petrit Aliu të Gjykatës së Apelit Vlorë si dhe Aleks Nikollit të Gjykatës së Apelit Shkodër. Ata vendosën të shpëtojnë nga burgimi i përjetshëm, vrasësin e 4 policëve, Dritan Dajtin dhe ta dënojnë atë me 25 vjet burg, pasi Dajti shënoi historinë duke shtyrë në 10 vjet, qindra seanca gjyqësore.
Reagimi i Policise se Shtetit
Duke iu përgjigjur interesimit shumë të madh të medias, Policia e Shtetit konfirmon aksionin e ndërmarrë nga forcat speciale, në zbatim të urdhrit nr. 89, datë 14 shkurt 2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për të ushtruar kontroll në banesat e tre gjyqtarëve, të cilët zbutën dënimin e Dritan Dajtit.
Operacioni policor vazhdon edhe në këto momente, por mund të konfirmojmë se deri tani janë gjetur një sasi municioni, mijëra euro dhe prova të tjera, të cilat do të administrohen nga organet ligjzbatuese.
Në përfundim të operacionit, Policia e Shtetit do të ketë një komunikim të veçantë me median dhe publikun.
Shoqerimi i gjyqtarit Damini
Mesohet se kontrolli është bërë në 5 banesa dhe pas tyre është shoqëruar në polici gjyqtari Skënder Damini.
Mësohet se gjatë kontrollit në banesë atij i është gjetur arme pa leje.

Pyetur nga mediat, vete gjyqtari Skender Damini nuk ka pranuar të japë asnjë koment për gazetarët të cilët ndodheshin pranë banesës së tij.
Kërkesa per kontroll është bërë nga Krimet e Rënda, pas dyshimeve për korrupsion, por ende nuk ka një konfirmim nëse është shënuar një procedim penal për rastin.
Kontrolli i banesave ka nisur në orën 7 të mëngjesit të sotëm, njëkohësisht në në banesat e 3 gjyqtarëve, gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Skënder Damini, Petrit Aliajn, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Vlorës, dhe Aleks Nikollën gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shkodër.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



