Durrës, përfshihet nga flakët një makinë, dëmtohen dy të tjera
Një makinë e tipit “Benz” është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen numër 5 në Durrës.
Mësohet se makina është në pronësi të shtetasit me iniciale S.N 60 vjeç, ndërkohë djegie të pjesshme kanë pësuar edhe 2 mjete të parkuara ngjitur me të.
Fatmirësisht në makina nuk kishte asnjë person dhe dëmet janë vetëm dëme materiale.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë, ku bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe po punojnë për shkaqet e këtij incidenti.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



