E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘ÇADRA ISHTE LULE’, BERISHA I DREJTOHET RAMËS NGA TURMA:  NË 20 SHKURT RAMIZ ALIA TË MORI ME PIZHAMA DHE TË COI NË NJË BUNKER, TANI…
Lajme

‘ÇADRA ISHTE LULE’, BERISHA I DREJTOHET RAMËS NGA TURMA: NË 20 SHKURT RAMIZ ALIA TË MORI ME PIZHAMA DHE TË COI NË NJË BUNKER, TANI…

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje nga protesta kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen.

‘Të japë dorëheqjen, mos harrojë se shqiptarët kur vjen puna dinë edhe te zhvarrisin. E ka në dorë vetë të japë dorëheqjen.

Dhuna ishte skenar i Edi Ramës, ishte skenar se policia hapi kordonet dhe tërhoqi njerzit.

Edi Ramës i them se në 20 shkurt Ramiz Alia të mori me pizhama dhe të çoi në një bunker në Zallher. Tani i them mos nuk ka kush te çon në bunker. Jep dorëheqjen për të mos pësuar fatin e babës tend shpirtëror, Enver Hoxhës.

I pyetur nëse do të ketë sërish çadër ish-kryeministri Sali Berisha tha: Portesta do vazhdojë deri në fshirjen e këtyre kalbësirave që kanë karrigen mbi drogën e krimit.

Çadra ishte lule se ç’ do ketë mbrapaa nga ky popull. Absolutisht do të ikë si zbatharak e s’ ka rrugë tjetër’

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.