Protesta e PD pse u mbyll?Flet Bardhi: Arsyeja pse vendosëm ta mbyllnim sot, ç’do bëjmë në vazhdim
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi ka sqaruar arsyet e vendimit të opozitës për ta mbyllur protestën ditën e sotme.
Sipas tij, ky bashkim i shqiptarëve kundër qeverisë Rama ka qenë i jashtëzakonshëm dhe u tregoi të gjithëve qëndrimin e popullit shqiptar ndaj drejtuesve të vendit.
Ai e bëri të qartë se të enjten, bashkimi popullor në protestën e radhës do të arrijë që ta largojë kreun e ekzekutivit.
Pjesë nga fjala e Bardhit për News 24:
Dështoi për të larguar Ramën?
Qëllimi i protestës ishte t’i tregonte shqiptarëve dhe botës mbarë që ky është bashkimi më i madh kundër qeverisë së Ramës. Rrëzimi i tij është vetëm fillimi i aksionit tonë opozitar, shumica e shqiptarëve nuk e njohin Ramën si kryeministër. Nuk do ta ndërpresim, do ta vijojmë të enjten në orën 10. Ky është synimi dhe qëllimi i opozitës. Ne do ta rrëzojmë Edi Ramën
Pse ditën e enjte? Pse kaq larg nga kjo e sotmja?
Dhuna që ka ushtruar Rama gjatë këtyre 5 viteve bënë qeverisje, vjedhja që po bën, është e tillë që nuk e shfrynë dot zemëratën e shumicës së shqiptarëve, Rama është ilegjitim, protesta e të enjtes do të jetë më e madhe, kemi të dhënat tona. Sot Rama ra decakto, së shpejti edhe dejuro. Është kryeministër që nuk njihet nga shumica e popullit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



