Detajet/ Ç’ndodhi në grupin e PS, Rama porosi deputetëve: I mban me optimizëm, Lulzimi po luan bllofin…
Detaje nga mbledhja pa mediat e grupit parlamentar të PS-ë, drejtuar nga kryeministri dhe kreu i partisë, Edi Rama.
Ndryshe nga takimet e përjavshme, mbledhja e sotme kishte një element shtesë, nëse do të marrë apo jo në konsideratë thellimin e krizës politike pas deklaratës së Bashës për djegien e mandateve.
Mësohet se gjatë diskutimeve, Rama u ka bërë thirrje deputetëve që të vijojnë punën për për zgjedhjet lokale pavarësisht se çfarë bën opozita. Rama ka falenderuar Ministrin e Brendshem dhe policine, e cila sipas tij, beri nje menaxhim te shkelqyer te protestes se opozites.
“Le ta pergezojme e falenderojme te gjithe se bashku ministrin e brendshem e permes tij drejtuesit e punonjesit e Policise se Shtetit, per menaxhimin e shkelqyer te nje proteste te gatuar per dhune e per destabilizim. Kush kerkoi dhune u perball me nje model krejt te ndryshem sjelljeje te pushtetit ndaj protestuesve, perkunder modelit kriminal te atyre qe dje vrane protestuesit, sot duan te vrasin shpresen europiane te shqiptareve”- mesohet te kete thene Rama para deputeteve.
Sipas Rames, opozita deshtoi me sukses te plote ne orvatjen e saj te deshperuar dhe tani premton djegie mandatesh.
“Nese djegia e mandateve nuk eshte nje tjeter ballo me maska e Lulzim Bashes, pra nje cader ne forme bojkoti para zgjedhjeve te qershorit, do te jete sidoqofte e veshtire te realizohet konsensusi mes tyre. Dhe Lulzimi e di kete por luan bllofin”- ka thene Rama.
Nderkohe qe ka kerkuar nga deputetet angazhim maksimal ne rrugen e nisur.
“Ne do te ecim drejt, duke degjuar njerezit, duke e permiresuar cdo dite qeverisjen, duke u organizuar me mire se asnjehere per zgjedhjet vendore. Hyjne nuk hyjne ata ne zgjedhje, (qe une them qe do hyjne pasi te bejne sikur nuk hyjne deri ne minuten e fundit), ne duhet te fitojme jo thjesht votat e shumices, po zemrat e besimin e edhe me shume qytetareve se sa heren e shkuar”- mesohet te kete thene kryeministri Rama.
Mesohet se ne kete mbledhje eshte vendosur se nje grup pune i drejtuar kryetari i ligjeve Ulsi Manja dhe ministrja e drejtesise Etilda Gjonaj, do te propozoje keto dite sanksione te forta ne rregulloren e Kuvendit per deputetet qe perdorin dhune te cdo forme apo fjale te renda ne parlament.
***
Partia Demokratike doli ditën e djeshme me një vendim për të djegur mandatet parlamentare. Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha gjatë konferencës për shtyp nga selia blua se do t’ia bëjë këtë propozim grupit parlamentar dhe forumeve më të larta të kësaj force. Ndërsa paraditen e sotme kreu i PD ka mbledhur gupin e vet parlamentar per te vendosur lidhur me këtë deklaratë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



