E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Marcelo synon ta përdorë formulën e njëjtë si Ronaldo për t’u larguar nga Real Madridi
Sport

Marcelo synon ta përdorë formulën e njëjtë si Ronaldo për t’u larguar nga Real Madridi

Braziliani Marcelo e di sesi Cristiano Ronaldo ia doli ta sigurojë largimin nga Real Madridi, prandaj planifikon ta bëjë të njëjtën, ndërsa hapi i parë do të jetë takimi me Jose Angel Sanchez.

Marcelo i ka bërë me dije Real Madridit se nuk është i lumtur me kritikat që po i merr dhe e ka informuar klubin për qëllimet e tij për t’u larguar nëse kjo gjendje nuk përmirësohet dhe nëse vazhdojnë shkrimet negative në media për paraqitjet e tij, transmeton Gazeta Express.

Me fjalë të tjera, braziliani mendon ta përdorë formulën e Cristiano Ronaldos për t’u larguar nga Real Madridi.

Ai do të nisë duke ia shpjeguar Jose Angel Sanchezit, drejtorit të klubit, se është i palumtur dhe do t’i kërkojë t’ia lehtësojë largimin si shpërblim për karrierën e shkëlqyer që e ka pasur deri më sot në Madrid.

Madridi e uli klauzolën e lirimit të Ronaldos nga 1 miliard euro në 100 milionë euro, në mënyrë që ai të mundë t’i bashkohej Juventusit, por mbetet të shihet nëse e njëjta do t’iu mundësohet edhe Marcelos.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.