E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DJEGIA E MANDATEVE, VJEN REAGIMI I PARË NGA PARTITË E DJATHTA EUROPIANE
Lajme

DJEGIA E MANDATEVE, VJEN REAGIMI I PARË NGA PARTITË E DJATHTA EUROPIANE

Pas djegies së mandateve nga deputetët e opozitës ka ardhur reagimi i parë nga partitë e djathta europiane.

Komisioneri i Parlamentit Europian, Eduart Kukan shprehet se djegia e mandateve nuk është një ide e mire.

“Unë nuk pajtohem me bojkotin e parlamentit. Iniciativa të tilla nuk kontribuojnë në situatën tashmë të tensionuar politike. Unë mendoj se politikanët në Shqipëri duhet t’u drejtohen institucioneve demokratike dhe mandateve që u janë dhënë nga qytetarët me më shumë përgjegjësi” thotë Kukan për Report Tv.

Sipas tij Shqipëria ka nevojë për një dialog politik konstruktiv dhe të qëndrueshëm për të arritur potencialin e plotë demokratik.

“Kam përsëritur gjithmonë se Shqipëria ka nevojë për një dialog politik konstruktiv dhe të qëndrueshëm për të arritur potencialin e plotë demokratik. Situata aktuale politike nuk duket se po e ndihmon vendin për të lëvizur përpara”, shprehet Kukan.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.