Klimë e tensionuar te Reali i Madridit, Gareth Bale nuk ‘flet’ me shokët e ekipit
Në dhomat e zhveshjes te Reali i Madridit ka një klimë shumë të tensionuar për Gareth Bale.
29-vjeçari ka prishur marrëdhëniet me pjesën tjetër të grupit dhe me shumë mundësi do të largohet në fund të sezonit.
Sipas asaj që raporton “AS”, kjo situatë është shumë e vështirë për tu menaxhuar dhe kjo u pa ditën e djeshme, kur Bale refuzoi të përqafohej me Lukas Vaskez pas penalltisë të shënuar.
Marcelo dhe Courtois kanë komentuar shumë herë karakterin e uellsianit dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak atij.
Një gjë është e sigurtë, që në kampin e Realit të Madridit vjen era “barut” dhe shumë vështirë situata do të ketë zgjidhje, nëse nuk do të ketë largime.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



