E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Neymar emocionohet për kohën kur luante me Messin: “Ishte aty për mua kurdo që kisha nevojë”
Sport

Neymar emocionohet për kohën kur luante me Messin: “Ishte aty për mua kurdo që kisha nevojë”

I emocionuar, Neymar ka kujtuar kohën kur luante te FC Barcelona me Lionel Messin.

Neymar Junior, i cili këto ditë gjendet në Brazil duke u rikuperuar nga lëndimi i pestë në këmbë, ka dhënë një intervistë për “Spectacular Esporte”.

Braziliani foli për marrëdhënien e shkëlqyer që kishte me Leo Messin te Barcelona.

Ai tha se kur më shumti kishte nevojë për dikë, Messi gjithmonë i gjendej pranë, duke e këshilluar.

“Kur kisha nevojë për diçka në momentet më të vështira, më i miri në botë (Messi) ishte pranë meje, më dha dashuri”, tha Neymar.

Kur u pyet nëse Messi mund t’i ketë kërkuar Barcelonës që braziliani të kthehet në “Camp Nou”, ai u përgjigj: “Është e vështirë, është e vështirë. Të jem i sinqertë është shumë e vështirë, Leo ka qenë person special për mua në Barcelonë”.

Neymar gjithashtu tregoi se çfarë i kishte thënë Messi kur kishte arritur në Barcelonë: “Jam këtu për të të ndihmuar”, teksa i kishte kërkuar që të ishte i lumtur dhe të bëjë atë që kishte bërë te Santosi.

Neymar e veshi fanellën e Barcelonës për katër vite, ku bëri 186 paraqitje dhe shënoi 105 gola.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.