E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sarri takohet me drejtuesit e Chelseat
Sport

Sarri takohet me drejtuesit e Chelseat

Maurizio Sarri do të takohet sot me drejtuesit e Chelseat për të biseduar për të ardhmen e tij në klub, si dhe për incidentin me Kepa Arrizabalagan, i cili i refuzoi urdhrat e trajnerit për t’u zëvendësuar.

Trajneri italian është nën presion për ta shpëtuar pozitën e tij si trajneri i Chelseat, pas disfatës në finalen e Carabao Cup, kundër Manchester Cityt, transmeton Gazeta Express.

Besohet se ai është shumë afër shkarkimit dhe kjo karriera e tij mund të përfundojë qysh pas ndeshjes që zhvillohet nesër, kundër rivalit të qytetit, Tottenhamit, nëse “Të kaltrit” nuk arrijnë të sigurojnë fitore.

Për më tepër, Kepa ngriti dyshime mbi autoritetin e Sarrit në klub, kur nuk pranoi të zëvendësohet në fund të pjesës shtesë në finalen e së dielës. Willy Caballero po priste rreth fushës për të hyrë në lojë, mirëpo ai u detyrua të rrinte në stol edhe për gjuajtjet e penalltive.

Kepa nuk arriti ta mbrojë një penallti të gjuajtur keq nga Sergio Aguero dhe Manchester City e fitoi titullin e Carabao Cup, duke fituar 4:3 në gjuajtjet e penalltive, ndërsa koha e rregullt kishte përfunduar me rezultat 0:0.

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, nuk ishte në stadium kur ndodhi ky incident, megjithatë i pranishëm ishte drejtori ekzekutiv, Bruce Buck.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.