E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kriza politike/ Axhenda e Delegacionit të PE, çfarë pritet të ndodhë
Politikë

Kriza politike/ Axhenda e Delegacionit të PE, çfarë pritet të ndodhë

Një delegacion i Parlamentit Europian do të mbërrijë sot në Tiranë për një tur takimesh dy ditore.

Eurodeputetët do të takojnë fillimisht Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin në orën 16:15-17:00, në zyrën e delegacionit të BE-së në Tioranë. Po në këtë zyrë, në orën 17:10-17:50 do të jetë i ftuar ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Takimi me Kryeministrin Edi Rama dhe zv/ministrin e Jashtëm, Gent Cakaj, do të zhvillohet në Kryeministri në orën 18:10-19:10.

Gjatë ditës së nesërme është planifikuar një takim me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi në orën 08:00-08:45 dhe më pas do të jetë dëgjesa për një orë e shoqërisë civile në orën 09:00-10:00.

Në orën 10:15-10:30 pritet një deklaratë zyrtare e përfaqësuesve ndërkombëtarë, në përfundim të misionit në Shqipëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.