Atentati ndaj punonjësve në Lezhë, reagon bashkia
Paraditen e sotme persona ende te paidentifikuar hapen zjarr ndaj makinës “Ford Focus”, me te cilën udhëtonin dy punonjës të Bashkisë së Lezhës.
Pas kësaj ngjarje të rëndë vjen reagimi zyrtar nga ana e bashkisë.
Mirel Ndoka, punonjës i INUV dhe Edmond Mhilli ish-punonjës i njësisë Administrative Zejmen, ranë pre e atentatit, ndërsa bashkia i bën apel policisë të reagojë.
Sipas saj kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me punën e inspektorit tonë në bashki apo rrethana të tjera të kësaj natyre”.
Reagimi i Bashkisë
Bashkia Lezhë dënon ngjarjen e ndodhur sot në autostradë pranë fshatit Tresh, ku është qëlluar me armë zjarri ndaj automjetit në të cilin lëvizte një punonjës i bashkisë, Inspektor i INUV-it, së bashku me një tjetër shtetas që nuk është punonjës bashkie.
Sa më lart, sqarojmë opinionin publik se, kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me punën e inspektorit tonë në bashki apo rrethana të tjera të kësaj natyre, siç dhe pohon vetë ai.
Bashkia Lezhë i bën thirrje Policisë së Shtetit, të vejë para përgjegjësisë autorët e kësaj ngjarjeje që cenon rendin dhe sigurinë publike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



