TIRANË, 30 VJEÇARJA E PREKUR NGA GRIPI I DERRIT LIND 2 BINJAKË, NDËRRON JETË NËNA DHE NJËRA NGA FOSHNJAT
Një grua 30 vjeçare ka ndërruar jetë nga virusi AH1N1 në Sanatorium në Tiranë.
Mësohet se 30-vjeçarja kishte bërë lindje të parakohshme duke sjellë në jetë 2 binjakë.
Fatkeqësisht njëri prej tyre ndërroi jetë ndërsa foshnja tjetër është në gjendje të mirë dhe jashtë rrezikut për jetën.
Gruaja kishte bërë lindje të parakohshme, pasi gjendja e saj ishte rënduar për shkak të virusit të gripit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



