Kur imazhin e vendit e prishin drejtuesit e zgjedhun me vota nuk ka pirgje Saimirësh që ta ndreqin…
Ndër shqiptarë ekziston nji prirje e pashpjegueshme mazohiste me u vetë-fajësue kolektivisht për bëmat e nji individi apo nji grupimi të caktuem shoqnor. Sa ndodh nji krim tronditës, nji akt individual mbrenda apo jashtë Shqipnisë, menjiherë gëlojnë reagimet :
– “Na turpëruan para botës.”, “Po ia prishin imazhin vendit.”, “E gjithë bota po na sheh.”, “S’kemi me fytyrë ti themi kujt që jemi shqiptarë.”, “Na nxinë faqen.”, etj, etj…
Nji mazohizëm kolektiv, krejt i pakuptimtë. Per fillim duhet mos me harrue se Bota ka plot gjana tjera me u marre para se me krijue oponione për Shqipninë e vogël diku në nji cep të Europes. Shumices së Botes në fakt duhet me u dhanë nji leksion gjeografie vetëm për me u diftue se ku bjen në Europë ish-Fanari Ndriçues. Mbasandej kjo Botë ka pamun kaq shumë luftna, gjenocide, krime e llahtari, nga ma të përbindshmet, saqi bâmat e shqiptareve jane nji kontribut krejt modest në atë lëmi. Prandaj mbani frymën dhe ia kurseni veti atë mundim të kotë se nuk i bahet kujt vonë. Bile në keto 20 vjet që kam në Perendim kam vërejtë se as që pyet kush për atë punë. Problemin e imazhit e kena vetë ne shqiptarët, nuk e ka bota. Imazhin e kena problem tonin shekullor. E kena këtë problem sepse jemi popull që jemi mesue me rrejtë veten. Traditë shekullore kjo. Sa vinte dikush vizitë ngrihej tanë shpia në kambe “Shpejt me rregullue shpinë, lani, fshini e pastroni se po na vijnë njerez.” – ishte refreni…Tash ju a po e rregulloni, lani fshini e pastroni se duhet me mbajte higjenë apo thjeshtë se po vjen dikush dhe duhet me u paraqite mirë!? Ne kohen e komunizmit ky kompleksi folklorik i paraqitjes mirë para botë u ngrit në sistem. U shpiken Vitrinat, imazhet fallco për vizitoret e huej. Prej asaj kohe ky farë vetë-mashtrimi i krijimit të imazhit të mirë para botës ka hedhë rranjët fellë në mendjet e shqiptareve, që ende mendojne se Bota ska tjeter pune vetem me kqyrë imazhin tone. Që ende mendojne se Bota sa çohen në mëngjes bajne informacion politik mbi imazhin e Shqipnisë – si me qenë prioritet global.
Hiqeni mendje atë iluzion o njerez…
Vetem njerezit qe i kemi zgjedhe na vetë me na prezantue para Botes munden me na turperue, askush tjeter. Si per shembull qeveritë, ambasadoret, sportistet në ekipe kombëtare ose lojera olimpike. Vetem keta, qeveria me korrupsionin e saj ne atdhe, ambasadat me paaftesine e tyne, sportistet duke u paraqite dobet ose duke u perfshi ne skandale si dopingu, keto po që jane imazh i vendit sepse i kemi zgjedhë vetë si të tille…Tjeter kush jo.
Nji vend ska pse ndihet keq nga individe qe nuk perfaqesojne kend tjeter pos vetvetes. Individe qe ma së pari nuk i ka zgjedhe kush perfaqesues. E njajta gja vlen edhe per individet qe jane te suksesshem. Edhe ata persona nuk i ka zgjedhe kush perfaqesues të vendit. Kane zgjedhe vete shtigjet per me mberri te suksesi dhe e gezofshin ate sukses. Por janë thjesht perfaqesues te vetvetes. Askujt tjeter. Çdo perpjekje me i paraqitë individet e suksesshëm si perfaqesues kolektivë asht marrëzi e njajtë me perpjekjen me i paraqite keqbërësit si perfaqesues kolektivë. Nga kushdo qe te vijne kjo prirje per perfaqesim kolektiv asht thjesht delir…
E kur asht delir mbasandej dihet se çka ndodh, deliri ska fre dhe del nji kangtar opere i suksesshem si po thonë, dhe pa iu dridhe qerpiku deklaron se :
-“Do më duhen 200 mijë shfaqje që të rekuperoj dëmin e një gomë të djegur…”
Perëndia ti ruejte mendtë e kresë more djale…Sufleri i skenës ta paska dhanë tekstin tjetër për tjetër. Merru me vokalicat, kqyr partiturat e gjej ndonje sufler te hajrit mor djale se me pasë qenë problem imazhi nga gomat e djeguna në protesta, sot Parisi s’do gjente vend ku me u futë nga turpi. Turp dhe imazh te parikuperueshem nuk krijojne protestat por e krijojne servilizmi dhe konformizmi. E krijom sumëputhja e pushtetareve. Njeriu i lire nuk ka pse ndjen turp nga protesta ndaj padrejtesisë, turp duhet me i ardhe nga konformizmi dhe pajtimi me të keqen.
Si e thame ma nalt per turp na bajne vetem perfaqesuesit e zgjedhun nga vetë ne …doni nji shembull… Ata po na Turperojne dhe na Poshtërojnë para botes… Doni nji shembull – Turp i madh ishte kur kryeministri shqiptar ishte i vetmi drejtues ne bote qe doli në CNN e tha se “Donald Trump është turp për qyteterimin.”. Dhe per mos me e lane me aq vinte Poshterimi mbrapa kur po ky kryeminister qe kish quejte “turp” kandidatin Trump, sa fitonte Trumpi lepinte çka kishte peshty dhe zgjaste qafen si xhirafa me dale ne nji foto me Presidentin Trump në ndonji Samit… Samit prej verteti e jo si Samiti i Majkos…
Kjo sjellje e drejtuesit te zgjedhun damton imazhin e vendit, e nxin ma shume se tymi i gomave te djeguna qe e shqetesuen tenorin… Dhe kur imazhin e vendit e prishin drejtuesit e zgjedhun me vota nuk ka pirgje Saimiresh që ta ndreqin…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



