E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ I çoi gruan për trajnim, punonjësi i Prokurorisë kërcënon drejtorin e shkollës në Tiranë
Uncategorized

VIDEO/ I çoi gruan për trajnim, punonjësi i Prokurorisë kërcënon drejtorin e shkollës në Tiranë

Një konflikt verbal, që ka përfunduar në dyert e drejtësisë, është konsumuar në shkollën e mesme “Gramoz Palushi” në Babrru.

Drejtori i shkollës, Abaz Hoxha, brenda të gjitha rregullave, ka çuar për trajnim mësuesen Aurela Baca. Por pak minuta pas këtij komunikimi, i shoqi i Aurelës, Skënder Baca e telefonon drejtorin dhe e kërcënon, pasi i ka çuar të shoqen për trajnim, pa e pyetur.

Më pas Skënderi i shkon drejtorit edhe në zyrë, duke e thelluar kërcënimin, me tagrin e personit që punonte në Prokurorinë e Përgjithshme.

Biseda është e regjistruar dhe duket qartë kërcënimi i Skënderit, ndaj drejtorit të bashkëshortes.

Dy vjet pas kësaj situate, Abaz Hoxha shkon të bëjë denoncim dhe e gjen veten të denoncuar nga Skënder Baca.

Prokuroria në këto kushte lëshon urdhër pezullimi nga detyra për drejtorin e shkollës, por jo për punonjësin e saj, që e kishte kërcënuar në zyrë.

Pas një kalvari të gjatë, Gjykata e Apelit ktheu në detyrë drejtorin e shkollës e po kështu veproi edhe drejtoresha e ZA Kamëz, Ermioni Çekani.

“Në Pranverën e 2016-s, marr një njoftim nga Zyra Arsimore Kamëz për të zhvilluar trajnime të dy mësuesve për një projekt që kishte të bënte me hedhjen e të dhënave të nxënësve në sistem. Disa kohë më parë, 1 apo 2 muaj përpara kishin bërë trajnimin dy mësues, Valtin Nikolli dhe ish-mësuesja Aurela Baca. I jap njoftimin para sallës së mësuesve që këto dy mësues, ditën e hënë në orën 09:00 do të jenë në x vend për t’u trajnuar. Nuk kalon 2-3 minuta marr një telefonatë. Jam Skënder Baca, bashkëshorti i mësueses Aurela Baca, punonjës në Prokurorinë e Përgjithshme. Kush je ti që guxon të më çosh në trajnim bashkëshorten time, e di ç’të bëj unë, po më prit në zyrë se do ta tregoj se sa kohë do të jesh në atë detyre, etj. Më kërcënoi dhe nuk vonoi 10-15 minuta vjen në zyrën time. Pse e dërgon bashkëshorten time në këto trajnime? Unë duke ia argumentuar, ssepse duhet të shkojë kjo që e kishte nisur këtë trajnim dhe ishin disa kishte që duhet të shkonte ajo.. dhe vazhdoi me kërcënimet”, tregon për Stop, denoncuesi Abaz Hoxha, i cili shton: “I ndodhur në këtë presion bëra regjistrimin me një telefon fare të keq që m’u gjet”.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.