PËRFUNDON MBLEDHJA E KRYESISË SË PD, BALLIU: PROTESTA DO TË VAZHDOJË DERI NË RRËZIMIN E RAMËS
Sapo ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike.
Pjesëmarrës në mbledhje kanë qenë ish-deputetët dhe krerët e degëve. Bëhet me dije se në takim janë diskutuar çështje për organizimin e partisë.
Një nga pjesëmarrit në të ka qenë dhe ish-deputeti Klevis Balliu, i cili është shprehur se 16 marsi do të jetë një protestë më e madhe se ajo 16 shkurtit.
Sipas Balliut, protesta do të vazhdojë deri në rrëzimin e Ramës. Ai i është drejtuar kryeministrit, duke i thënë që të mos provokojë qytetarët.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



