E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Parlament ilegjitim/ Kryemadhi: PS ka 5 deputetë të vjedhur dhe 25 të blerë
Politikë

Parlament ilegjitim/ Kryemadhi: PS ka 5 deputetë të vjedhur dhe 25 të blerë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, gjatë një takimi me qytetarët në Fushë-Krujë, është shprehur se parlamenti është legjitim. Sipas saj nëse votimi do të ishte i ndershëm, PS nuk do të kishte më shumë se 50 deputetë.

“Ai parlament është ilegjitim. Kjo do të thotë se PS minimumi i ka 5 deputetë të vjedhur dhe 28 të blerë. Pra do të thotë që PS në atë parlament po të kishte qenë votim i ndershëm do të kishte më pak se 50 deputetë. Atëherë ky njeri që nuk çon para drejtësisë shkaktarët e këtij procesi, ky njeri që nuk thotë asnjëherë më fal, ky njeri që nuk konsideron as shtet, as parlament as institucione. Ky njeri që shkriu me qëllim Gjykatën Kushtetuese, që opozita mos kishte mundësi të ankoheshe, ky njeri ka kapur shtetin dhe e përdor sic do vetë dhe e ndan me krimin e organizuar”, u shpreh kryetarja e LSI.Kryemadhi i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e opozitës në 16 mars.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.