Wanda Nara flet hapur: Icardi e ka marrë vendimin për të ardhmen, ai do të…
Wanda Nara, bashkëshortja dhe menaxherja e Mauro Icardit, ka këmbëngulur se argjentinasi dëshiron të qëndrojë te Interi.
Megjithatë, Wandaka mbrojtur bashkëshortin në lidhje me problemet në gju të cilat sipas saj nuk janë trillim.
“Mauro dëshiron të qëndrojë në Inter. Jam duke punuar për ta bërë atë të ndihet mirë dhe të gjejë paqe me klubin. Ne e kemi zgjedhur edhe avokatin i cili është tifoz i Interit”, tha ajo për Tiki Taka.
“Derbi? Problemi me gju nuk është trillim. Ai po kujdeset për veten 24 orë në ditë dhe do të rikthehet shumë shpejt”, shtoi ajo.
Kujtojmë që Icardi nuk ka luajtur për Interin që prej 13 shkurtit dhe ai nuk ishte i pranishëm as këtë fundjavë në “San Siro” në fitoren e zikaltërve 2-+0 kundër Spalit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




