E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Operacioni  në Shkodër, kapet një nga të kërkuarit. Po arratisej drejt…
Lajme

Operacioni në Shkodër, kapet një nga të kërkuarit. Po arratisej drejt…

  1. Shkon ne 12 numri i te arrestuarve ne kuader te operacionit te madh ne Shkoder te koduar “MARANAJ”.

Policia njofton se u kap dhe u ndalua në PKK Qafë Morinë, shtetasi I. S. 38 vjeç, banues në Shkodër.

“Ai po po udhëtonte në drejtim të Kosovës në tentativë për t’u larguar jashtë vendit”- njofton policia.

Njoftimi i policise 

Vijon operacioni i koduar “MARANAJ”

Kapet dhe ndalohet një nga shtetasit e shpallur kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Në vijim te operacionit, nga shërbimet e policisë u kap dhe u ndalua në PKK Qafë Morinë, shtetasi I. S. 38 vjeç, banues në Shkodër, i cili po udhëtonte në drejtim të Kosovës në tentativë për t’u larguar jashtë vendit.

Operacioni po vijon për kapjen edhe të katër shtetasve të tjerë.

Operacioni dhe te arrestuarit 

Gjatë hetimit proaktiv janë krijuar dyshime të arsyeshme si dhe janë gjetur e sekuestruar prova materiale që hedhin dritë mbi aktivitetin e tyre kriminal.

Në vazhdim të hetimit me vendim të Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër u dhane 19 masa sigurie, nga të cilët; 16 masa arrest me burg; 2 masa “Pezullim i ushtrimit të një detyre apo shërbimi Publik” ; 1 masë sigurimi “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, si dhe 22 masa të tjera për kontrolle banesash e ambientesh.

Të arrestuar janë shtetasit:

1. B. A. 61 vjec nga Shkodra

2. E. M., 33 vjec nga Shkodra

3.A.B. 22 vjec, nga Shkodra;

4. A.D. 39 vjec nga Shkodra

5. M.B. 31 vjec nga Shkodra

6.V.N, 37 vjec lindur në Podgoric dhe banues në Shkodër;

7. E.F., 38 vjec nga Shkodra

8. E.Q., 41 vjec, nga Shkodra

9. P.V., 54 vjec nga Shkodra;

10. L.S., 48 vjec nga Shkodra;

11. N.A. 52 vjec lindur në Pukë dhe banues në Tiranë;

U shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e 5 shtetasve të tjerë.

U ekzekutua gjithashtu edhe masta e sigurisë:

Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi Publik” dhe ”Detyrim Paraqitje” për tre shtetas:

1. V.H., nga Shkodra;
2. A.S., nga Shkodra
3. E.L., nga Shkodra.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.