E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paloka tregon kërcënimin që i bëri Rama,  pasi i hodhi bojë në fytyrë
Politikë

Paloka tregon kërcënimin që i bëri Rama, pasi i hodhi bojë në fytyrë

Mbrëmjen e sotme ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka qenë i ftuar në emisionin Zonë e Lirë të Arian Çanit.

Paloka ka folur lidhur me veprimin e tij në Kuvend, ku i hodhi bojë në fytyrë kryeministrit Rama gjatë seancës parlamentare.

Ai tha se menjëherë pas veprimit Rama e kërcënoi, duke e paralajmëruar se do të merrte hak.

Paloka u shpreh:

E kam thënë dhe herë tjetër, ai ishte reagim mëse normal sepse duhet që atij Kryeministri arrogant, gojëpisët duhet t’i tregojmë se nuk mund të bëjë çfarë të dojë me kë të dojë. Duhet të reagojmë. Ishte duke kërcënuar në momentin kur i hodha bojën. Do ta shohësh çfarë do të të bëj, më tha. Por unë sërish reagova. Ishte një ditë e veçantë sepse ishte edhe kreu i Parlametit të Maqedonisë.”

Nga ana tjetër, ish-deputeti tha se ishte i përgatitur, por nëse Rama nuk do ta provokonte nuk do ta bënte veprimin.

Ai shtoi:

Unë isha i përgatitur, por nuk do të reagoja nëse ai nuk do të vepronte si gjithmonë. Për shqiptarët nuk është problem një politikan thuthuq, por një politikan që gënjen, vjedh. Një politikan thuthuq nuk i bën keq kujt. Ai s’ka asgjë tjetër për të më thënë mua përveç se thuthuq”

Për të ilustruar burracakërinë e Ramës, Paloka iu kthye përplasjes së parë me Edi Ramën që daton 26 vite më parë, kur ky i fundit e kishte sharë nëpër dhëmbë dhe më pas ia kishte mbathur me biçikletë sapo Paloka i ishte kthyer

‘I vetmi kontakt ka qenë kur kam qenë gazetar i Rilindjes në vitin 1993.

Po dilja me Fevziun, Po hipnim me makinë. Ishim të Pallati i Kongreseve. Rama ishte me një biçikletë 28-she dhe ky se ç’tha diçka fyese për mua.

E tha më zë të ulët. Fevziu më shtyu dhe unë nuk ragova.

Ky siç është burracak e ngriti më shumë zërin sepse kujtoi se nuk e dëgjova.

Dhe kur unë iu ktheva, nuk isha më aq shumë i qetë sa në fillim. Fevziu e kuptoi dhe i bërtiti Ramës, ‘Ik Edi’.

Ky mori biçikletën dhe ia mbathi’, –rrëfeu Palokap

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.