E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protestuesit kërkojnë largimin e tij, Rama flet nga Berati: Ka filluar kthesa, më thoni një rast….
Politikë

Protestuesit kërkojnë largimin e tij, Rama flet nga Berati: Ka filluar kthesa, më thoni një rast….

Teksa protestuesit mblidhen sot para zyrës së tij me kërkesën për dorëheqje, Kryeministri Rama ndodhet në Berat, në turin e radhës, këtë herë me operatorët turistikë të qarkut.

Gjatë fjalës së mbajtur, Rama ka folur për shpëtimin e banesave karakteristike në këtë zonë të mbrojtur.

“Parafytyroni cfarë do kishin bërë fqinjët nëse do kishin Beratin dhe Gjirokastrën, më tregoni një rast të vetëm, në Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Greqi, Bosnjë po të doni, që ka pasur dhe luftë, që një pasuri e tillë të jetë lënë me vite të tëra si u la Berati dhe Gjirokastra. Më tregoni një rast të vetëm, e të gjesh njerëz të varfër, familje që jetojnë falë emigracionit të fëmijëve të tyre, nuk ekzistojnë, e kam thënë atëherë e sot e rithem. Sot ka filluar kthesa”-tha Rama, duke pranuar se situata nuk ka krahasim me atë që ishte 4 vite më parë.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.