
Një kamion ka hyrë në mes njerëzve në një rrugë në Stokholm të Suedisë, duke plagosur disa persona.
Incidenti ndodhi në Ahlens Mall në kryeqytetin e Suedisë, vend i cili është rrethuar nga policia.
Lajmi u konfirmua nga “BBC” dhe “Reuters”, të cilat thanë se kamioni kishte plagosur disa persona. Nuk ka raporte për viktima.
Një dëshmitar okular i tha gazetës suedeze “Aftonbladet” se “isha në rrugën kryesore kur papritur erdhi një kamion. Nuk munda të shikoj nëse kishte njeri në të, por kamioni ishte komplet jashtë kontrolli.”



