A e dini sa herë është përgjuar Geron Xhafaj?- Salianji denoncon: Policia vuri nën survejim gazetarë
Ish-deputeti Ervin Salianji thotë se policia ka vënë nën survejim gazetarët e kronikës, ndërsa shtoi se vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj nuk është përgjuar asnjëherë.
“Ky zotëria, Albert Veliu është vendosur në përgjim në datën 15. Në datën 19 është vendosur nën përgjim dhe Alizoti. Të gjithë njerëzit që fliste Babalja janë vendosur në përgjim. Gjatë kohës që Babalja ka qenë këtu nuk deklarohej se ky ishte aktori. Ky, Alizoti përmend emra politikanësh, si Gramozi, Taulanti etj… Drejtori i Policisë së Fierit nuk ka folur vetëm njëherë, ka qindra komunikime mes tyre. Unë i kam të gjitha me prova. Kjo është e datës 8 qershor, drejtori i policisë komunikon në 12 të natës. E merr drejtori në telefon. Kemi atë të datës 7 dhe ky i kërkon komunikim me shefin e madh, që është ose Veliu ose Xhafaj, nëse nuk merr lekët. Këtu në këtë hetim janë përfshirë 4 prokurorë, oficerë të policisë gjyqësore. Vetëm Tan Hoxha nuk është aty nën survejim, të gjithë gazetarët janë në survejim. Është gazetarja e Top Channel aty, e shumë gazetarë të tjerë.Policia në periudhën e Fatmir Xhafës ka survejuar gazetarët. Policia që përgjon gazetarët dhe politikanët…A e dini sa ka qenë i përgjuar Agron Geron Xhafaj? Zero!”, tha Salianji.
Duke diskutuar në studion e “Opinion” mbi të ashtuquajturën çështja “Babale”, Salianji tregoi detaje mbi përgjimet që ai disponon dhe që thotë se janë të prokurorisë dhe me vendim gjykate.
“Përgjimet janë zyrtare, janë të prokurorisë me vendim gjykate. Të bëra nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Në momentin kur unë jam person nën hetim, e kam detyrim ligjor por dhe brenda prokurorisë ka prokurorë të ndershëm. Ka të përfshirë prokurorë dhe politikanë të nivelit të lartë. Direkt me Fredi Alizotin. Ai ka marrë para dhe drejtori i policisë… Aty ka dhe luftë mes klanave të Partisë Socialiste. Ka drejtorë policie që degjenerohen nga njerëz siç është ky zotëria i dënuar. Ky vendosa gjoba nëpër biznese. Vendos gjoba për një llogari të një bande të famshme”, u shpreh ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



