Pse tre njolla të zeza?Një për “Llesh Kimikun”, një për “Tahir Hashashin”dhe një për Fatmir “Babalen “
Pas kryeministrisë, protestuesit e opozitës, gjatë tubimit të sotëm, u ndalën edhe tek Ministria e Brendshme, aty ku e lyen me bojë të zezë.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka treguar domethënien e njollave të zeza.
Në një postim në facebook, Bardhi shkruan se Shqipërinë e ka nxirë Edi Rama, ku, sipas Bardhit e ka kthyer vendin ën këto gjashtë vite në “bazë operacionale të krimit të organizuar rajonal”.

“Njollat e zeza sot mbi Ministrinë e Brendshme nga qytetarët ishin: 1 për Saimir Tahirin – kampionin e narkoshtetit në Ministrinë e Brendshme; 1 për Fatmir Xhafajn – kampionin e përdorimit të Policisë së Shtetit për të mbrojtur vëllain trafikant droge; 1 për Llesh Kimikun – kampionin e servilizimit, paaftësisë dhe korrupsionit!”, ka shkruar ai në facebook.

Postimi i plotë:
Shqipërinë e ka nxirë Edi Rama duke e kthyer në këto 6 vite në “bazë operacionale të krimit të organizuar rajonal”, “pikë kyçe të shpërndarjes së heroinës në gjithë Europën” dhe “vend kryesor të pastrimit të parave në botë”.
Njollat e zeza sot mbi Ministrinë e Brendshme nga qytetarët ishin: 1 për Saimir Tahirin – kampionin e narkoshtetit në Ministrinë e Brendshme; 1 për Fatmir Xhafajn – kampionin e përdorimit të Policisë së Shtetit për të mbrojtur vëllain trafikant droge; 1 për Llesh Kimikun – kampionin e servilizimit, paaftësisë dhe korrupsionit!
Tik….tak….tik….tak
#Rama ik!
#Shqipëriasigjithëeuropa




Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



