Margarita Xhepa në spital, Presidenti Meta i shfaqet surprizë me një tufë lule
Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka bërë një vizitë surprizë në spital, aktores së madhe të kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa, me rastin e ditëlindjes së saj. Margarita Xhepa mbush sot më 2 prill, 87 vjeçe, por ditëlindja e ka gjetur të sëmurë.
Në fotot e publikuara, Presidenta Meta ka vënë shënimin:
“Shumë pranvera të tjera të lumtura për yllin e kinematografisë shqiptare, të papërsëritshmen, Margarita Xhepa.
I uroj shërim të shpejtë, besimplotë se do ta shohim sërish në skenë me të tjera role, që do t’i shtojnë freskinë buqetës së saj të jashtëzakonshme artistike.”


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



