E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I VUNË ZJARRIN PYJEVE DHE KULLOTAVE NË KORÇË, PROCEDOHEN PENALISHT 7 PERSONA
Lajme

I VUNË ZJARRIN PYJEVE DHE KULLOTAVE NË KORÇË, PROCEDOHEN PENALISHT 7 PERSONA

Policia e Korçës ka vendosur përpara përgjegjësisë ligjore, autorët e zjarrvënieve në pyje dhe kullota, si dhe të ndotjes së ajrit.

Janë proceduar penalisht 7 shtetas, nga të cilët 3 për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe 4 të tjerë për veprën “Ndotja e ajrit”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve, në Komisariatet e Policisë Korçë, Pogradec, Maliq, Kolonjë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:

– F.J, banues në fshatin Rëmenj, Pogradec, pasi në këtë fshat, ky shtetas duke djegur disa barishte i ka dalë zjarri nga kontrolli dhe për pasojë janë djegur rreth 3 hektarë kullotë dhe shkurre.

– A.D, banues në fshatin Selenicë, Kolonjë, pasi në vendin e quajtur “Përroi i thellë Llobonicë”, afër këtij fshati, ka djegur rreth 5 dynym pyll.

– E.K, banues në fshatin Pulahë, Korçë, pasi në vendin e quajtur “Kodra e Floqit”, ka ndezur një zjarr dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 4000 m² me shkurre.

– O.M, banues në fshatin Klocë, Maliq, pasi në vendin e quajtur “Kamina”, ky shtetas ka djegur aksidentalisht me një cigare një sipërfaqe 20 m² bar, duke ndotur ajrin.

– M.T, banues në fshatin Drithas, Maliq, pasi ky shtetas ka djegur rreth 2 dynym bar në tokën e tij, me qëllim pastrimin e saj, duke ndotur ajrin.

– S.L, banues në Korçë, pasi ky shtetas në tokën e tij ka djegur disa mbeturina dhe goma duke ndotur ajrin.

– S.P, banuese në Memlisht, Pogradec, pasi në afërsi të tokës në pronësi të saj, ka djegur mbeturina duke ndotur ajrin.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec për veprime të mëtejshme.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.