E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Icardi s’e fsheh tensionin, përplaset me Spallettin në momentin e zëvendësimit
Sport

Icardi s’e fsheh tensionin, përplaset me Spallettin në momentin e zëvendësimit

Pavarësisht rikthimit në formacionin titullar, raportet mes Mauro Icardit dhe trajnerit Luciano Spalletti, lënë për të dëshiruar.

Sulmuesi argjentinas e pa veten në formacionin titullar të Interit pas dy muajsh, duke ndihmuar zikaltrit në fitoren 0-4 në transfertë me Genoan, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Serie A.

Icardi në këtë ndeshje shënoi me penallti në minutën e 40-të dhe u duk se gjithë ajo situatë e pakëndshme u la pas krahëve.

Por, në momentin e zëvendësimit në minutën e 80-të, Icardi pati një përplasje të vogël krah me krah me Spallettin, të cilit nuk i zgjati dorën, siç mund ta shihni në videon e mëposhtme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.