E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Më lutej Luli, aman, aman”, Rama: Nxorën burrat me leje lindje nga burgu
Politikë

“Më lutej Luli, aman, aman”, Rama: Nxorën burrat me leje lindje nga burgu

Kryeministri Edi Rama nga Kukësi ka ironizuar opozitën për vendimin për të dal nga Parlamenti.

Sipas Ramës, opozita vetë doli nga Parlamenti dhe tani çdo të enjte kërkon të hyjë me forcë në Kuvend.

“Rrugët ne kemi detyrë t’i mbarojmë, por nuk kemi detyrë të nxjerrim këta nga halli, kush i tha të ikin nga parlamenti dhe mirë që ikën po pse duan të hyjnë çdo të enjte, ike, nuk do po ik pra, ca doni tani, edhe me zor, atje brenda ishin kush ju nxori?

Pas lutjeve Lulit, aman, aman, aman, u ulëm, e i dhamë gjysmën e qeverisë, mori Financat, Arsimin, të Brendshmen, të Shëndetësisë, Hipotekat, OSHEE, ALUZINI, Burgjet se i duan gjithmonë burgjet, kur ishin në pushtet i nxirrnin kriminelët më të rrezikshëm nga burgu me leje lindje, del burri me leje lindje nga burgu, jo po se do ti lindi një kushërirë, nuk ka rëndësi.

Ja më kujtohet edhe takimi këtu, unë flisja me ata poshtë, ata duartrokisnin lartë, si ti vodhën ata për pak nuk u hodhën nga kati i dytë për t’u bashkuar me ne”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.