Salah vendos rekord të ri në Liverpool
Salah është bërë lojtari që e arrin më shpejt se gjithë të tjerët kuotën e 50 golave në Premier League, me fanellën e “Reds”.
Sulmuesi egjiptian, Mohamed Salah, e ka ndihmuar Liverpoolin të përmbysnin Southampton dhe të rrëmbejnë kreun e renditjes në Premierligë.
Goli i shkëlqyer, pas një inkursioni shpërthyes personal, i dha fund “agjërimit” prej tetë ndeshjesh të Salah në këtë drejtim.
Kjo ishte ndeshja e tij e 69-të me Liverpool, në të cilën u bë “gjysmëshekulli” si golashënues.
💫 RECORD BREAKER 💫
⚽ Games taken to net 50 @premierleague goals for the Reds…
6⃣9⃣ Salah
7⃣2⃣ Torres
8⃣6⃣ Suarez
8⃣8⃣ FowlerBrilliant from @MoSalah. 💪🔴 pic.twitter.com/1k89J6i8xT
— Liverpool FC (@LFC) April 5, 2019
Ish-lojtari i Chelsea dhe Roma theu rekordin e mëparshëm të Fernando Torres, i cili i kishte rrumbullakosur 50 gola për 72 ndeshje me “Reds”.
Luis Suarez, ish-ylli i Liverpoolit në sezonin 2013/2014, zhvilloi 86 ndeshje për të shënuar 50 gola në Premierligë, ndërsa Robbie Fowler pati nevojë për 88 ndeshje.
Më parë, këtë vit, Salah u bë lojtari i katërt në Premierligë, që i shënon më shpejt 50 gola.
Salah ishte prapa Andrew Cole, Alan Shearer dhe Ruud van Nistelrooy, u barazua me Torres, kur shënoi golin e tij të 50-të në Premierligë, në ndeshjen e tij të 72-të, më 21 janar.
Egjiptiani ishte i dyti më i shpejtë në aspektin e minutave të luajtura, vetëm prapa Shearer. Këtij të fundit iu deshën 5337 minuta për të shënuar 50 gola, në krahasim me 5374 minuta të Salah.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



