Zbulohen detajet e udhëtimit të Ramës, arriti në 2 të natës në Hollandë
Zbulohen detaje të tjera të udhëtimit të Edi Ramës në Hollandë. Një zyrtar i kryeministrisë tha për Lapsi.al se në momentin kur u bë fotoja që është shpërndarë në rrjetet sociale, për Edi Ramën ishte duke u bërë një kontroll i thjeshtë i pasaportës, ashtu siç u krye për të gjithë udhëtarët e tjerë.
Mësohet se Rama udhëtoi me Transavian, në low cost, një fakt që hedh poshtë zërat se kryeministri fluturoi me charter. Rama ka mbërritur rreth orës 02:00 të natës në aeroportin e Amsterdamit. Siç dallohet edhe nga foto, Rama nuk shoqërohej nga eskorta e tij, pasi ishte në një udhëtim privat.
Fotoja u shpërnda në rrjetet sociale dhe më pas në portale me interpretimin se kryeministri ishte ndaluar dhe po i kryhej një kontroll specifik, por sqarimet nga kryeministria bëjnë me dije se ky ka qenë një interpretim dashakeq dhe i pavërtetë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



