E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E identifikon gruaja/ I vrari në Rinas është Admir Murataj
Lajme

E identifikon gruaja/ I vrari në Rinas është Admir Murataj

Identifikohet viktima e djeshme në Rinas. Gruaja e tij ka identifikuar kufomën. Ai është Admir Murataj i cili u daklruar më herët nga media qe ka mbetur i vrarë me një një plumb në kokë pas një përballje me policinë  pas grabitës së rreth 10 milionë eurove ne Rinas.

Albana Murataj ka konfirmuar se trupi i përkiste bashkëshortit të saj. Ndërkohë që në ambientet e morgut kanë qenë dhe familjarë të tjetër të Admirit.

Më hërët gjatë ditës vëllai i Admir Murataj, personit që u njoftua se është vrarë nga Policia në Rinas gjatë grabitjes së parave në avion, deklaroi për mediat se Policia zyrtarisht nuk e ka njoftuar familjen se i vrari është njeriu i tyre.

“Po presim ngushëllime për Admirin, por askush nuk po na thotë zyrtarisht se është ai i vrari në Rinas. Kërkoj të di në është vëllai im,” tha i vëllai për mediat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.