E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grabitja në Rinas, ish-kryeministri: Në 48 orë kemi parë jo vetëm hajdutët, por edhe ordinerë nga…
Politikë

Grabitja në Rinas, ish-kryeministri: Në 48 orë kemi parë jo vetëm hajdutët, por edhe ordinerë nga…

Ish-krueministri Sali Berisha ka shpërthyer në akuza të forta ndaj ministrave të qeverisë.

berisha telefon

I ftuar në “Ora”, Berisha i konsideron ordinerë zyrtarët e lartë që fajësuan firmën kineze koncensionare për grabitjen e miliona eurove.

“Në 48 orë, shqiptarët kanë parë në ekrane jo vetëm hajdutët, por njerëz ordinerë në pushtet që njëri pas tjetrit deklaronin se përgjegjësia është e kinezit dhe se ata nuk ndjenin asnjë lloj përgjegjësie, pavarësisht se vasal kimiku siç po e quajnë rëndomtë ministrin e Brendshëm, ka qenë kryetar i bordit në kohën e gjeneral kanabisit të Noriegës së Shqipërisë, kryetar i bordit të aviacionit civil. Për të mbushur xhepat e çante kokën. Del Bellushka e lidhur këmbë e kryer me shefen e saj të kabinetit Bushi, me Riformaton se ata nuk kanë asnjë lloj përgjegjësie. Këtu nuk ka përgjegjësi përveç kinezit, që unë nuk e di nëse ka apo nuk kanë përgjegjësi. Kemi një shtet të falimentuar plotësisht dhe një shtet që vjedh veten në shuma të mëdha”, theksoi Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.