Taktikat djallëzore ndaj Arta Markut-Orkestrime të dëshpëruara
Guxim Alimani
Askush ne 30 vite në historinë e këtij Institucioni megjithëse në kontekste anormaliteti nuk ka mundur të mbajë me gjakftohtësi pozicion strikt ligjor e strikt moral individual si Arta Marku! Ky nuk është definicion dashamirës por realitet i cili duket se shqetëson dallkauket politik dhe kasnecet e tyre mediatikë. Sepse praktika ka treguar se nga njëri apo tjetri kamp janë preferuar të tillë që kanë vepruar si ushtarë dhe institucionin e akuzës e katandisen në supermarket që ndërronte kolorin politik sipas pushtetit. Arta nuk ishte dhe nuk mund të jetë e tillë. Zaten ata që e piketuan e po investohen për të duket se kanë qenë të mirinformuar per personalitetin e saj! Në këto kushte në karakterin e saj të injorimit e të mos perfshirjes në kurthin moçalor politik , Artës po i luajnë karten e fundit:atë të incidenteve ordinere. Tani që kampanja zgjedhore ka nisur po intensifikohen incidente të sajuara duke filluar nga prokurori hajdut Sokol Malaj për të vijuar me pseudo-reporterë që më shumë ngjajnë me hajdutë xhepash sesa me gazetarë. Gazetari ka status dhe personalitet dhe nuk është provokator manjak që turret si ordiner pas personaliteteve si në emisionet ridikyle të kamerave të fshehta. Falë zotit Arta Marku ngelet e njëjta, stoike si gjithmonë. Flakadanët e çizmet e politikës së trembur nga zullumi nuk ju ndanë që prej 18 dhjetorit 2017…Por ajo qëndron aty si një shpresë e pritshmeri që drejtësisë e vendit ka akoma njerëz që kanë kurajon ti dalin zot pa u perlyer e pa u trembur. Arta është tashmë e pa konkurent në garë edhe pse në këtë kohë marrëzish që prodhon politika dhe krimi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



