E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta e opozitës, ish-ministri: Sa më shumë gaz hedhin, aq më shumë gaz i botës bëhen, shpallni zgjedhjet parlamentare, kaq…
Politikë

Protesta e opozitës, ish-ministri: Sa më shumë gaz hedhin, aq më shumë gaz i botës bëhen, shpallni zgjedhjet parlamentare, kaq…

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar protestën e djeshme të opozitës. Në një postim në facebook, Manjani shkruan se, sipas tij qeveria po bëhet gaz i botës, ndërsa shton se “po ti hedhësh gaz e ushtrosh dhunë, opozita nuk shkrihet por vetëm ngrihet”!

Ndërsa ndalet tek sjellja e policisë, Manjani shkruan se ishin dy sjellje të ndryshme nga policia tek Kryeministria dhe nga ajo tek parlamenti.

 

manjani

Postimi i plotë:

Vëzhgim:

————

Po ti hedhësh gaz e ushtrosh dhunë, opozita nuk shkrihet por vetëm ngrihet!

Sa më shumë gaz të hedhin, aq më shumë gaz i botës bëhen.

Kot e kanë që bëjnë llo llo llo në rrjete sociale! Ska nevojë për llafe, as për lotë krokodili, gjasme për 5 policë të gërvishtur…

Thjesht të vënë trutë në kokë dhe të shpallin zgjedhjet parlamentare. Kaq ju ka mbetur! Sa më shpejt, më mirë edhe për ta…

Respekt pa fund për çdo protestues! Protesta e tyre sot ishte hap shumë i madh drejt rikthimit të Pluralizmit Politik në vendimmarrje.

Respekt edhe për policinë që tek Kryeministria u tregua e matur. Por turp e faqe e zezë ishte sjellja tek Parlamenti!

Ishin dy sjellje krejt të ndryshme që reflektuan nervozitetin në rritje të pushtetit. Policia i tregoi në mënyrë krejt të sinqertë tensionin nervor të rritur në pushtet…

P.S. Tani shkoni nëpër shtëpitë e njerëzve dhe arresojini për pjesmarrje në demonstratë…

Qesharakë pa fund!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.