E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Mbrojti shtëpinë e saj te Petro Nini, sot shkon në aksion te Bregu i Lumit
Uncategorized

VIDEO/ Mbrojti shtëpinë e saj te Petro Nini, sot shkon në aksion te Bregu i Lumit

Protestoi kundër prishjes së shtëpisë së saj te Petro Nini, efektivja, Blerta Dervishi ndodhet në krye të detyrës te ‘Bregu i Lumit’, pjesë e aksionit të policisë për të nxjerrë nga shtëpitë banorët, të cilat do shemben.

Të gjithë e kujtoni protestën e polices së ‘Shqiponjave’ më shumë se një muaj më parë dhe përplasjen e saj me kolegët për të mbrojtur shtëpinë.

Sot ajo ka qenë mes efektivëve të cilët po bëjnë të mundur nxjerrjen nga shtëpia të banorëve të ‘Bregut të Lumit’ të cilët preken nga zgjatimi i ‘Bulevardit të Ri’.

Pavarësisht detyrës, ajo duket se ka një lloj ndjeshmërie ndaj banorëve dhe nuk është përpjekur të ndërhyjë me forcë edhe pse ka hasur në rezistencën e tyre.

Blerta Dervishi protestoi bashkë me 14 të afërm të saj kundër prishjes së shtëpisë dhe për këtë arsye u pezullua nga detyra por u rikthye sërish të nesërmen.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.