E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
BLLOKOHEN NJË SASI ILAÇES NË KAKAVIJË, DYSHIMET E PARA
Lajme

BLLOKOHEN NJË SASI ILAÇES NË KAKAVIJË, DYSHIMET E PARA

Një sasi ilacesh janë bllokuar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

 

Sipas policisë  ilaçet ishin kontrabandë. Barnat janë gjetur në autobusin e linjës Greqi-Shqipëri. Bëhet e ditur se ilaçet janë konstatuar në një kuti brenda autobusit, i cili sipas policisë drejtohej nga shtetasi V.V.

Njoftimi i policisë:

Specialistë të strukturave të Drejtorisë Antitrafik, në Drejtorinë  e Përgjithshme të Doganave, në bashkëpunim me Degën Doganore Kakavijë, kanë bllokuar  në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë  ilaçe kontrabandë.

Gjatë kryerjes së procedurave të kontrollit në autobuzin e linjës Greqi-Shqipëri, me drejtues mjeti me inicialet V.V,u konstatua një kuti e cila në përmbajtje të saj, kishte një sasi të konsiderueshme ilaçesh kontrabandë.

Menjëherë strukturat e Drejtorisë Antitrafik dhe Degës Doganës Kakavijë kanë bërë bllokimin e tyre.

auto_WhatsApp_Image_2019-04-17_at_14.34.541555504386.jpeg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.