E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vendi po shkon drejt përplasjes civile në qershor
Politikë

Vendi po shkon drejt përplasjes civile në qershor

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se vendi po shkon drejt një përplasje civile. I pyetur në studion e ABC News, nëse do të ketë përplasje civile në zgjedhjet e 30 qershorit, Berisha tha se kjo është e sigurt.

 “Vendi po shkon drejt një përplasje të sigurt. Se çfarë do të jetë të shohim. Vota e lirë, është vota e lirë. Që kur kombet kanë sakrifikuar për këtë, është e vlefshme. Fasadë nuk mund të jemi. Opozita e ka këtë betejë me çdo çmim për të rikthyer votën e lirë. Pasojat e regjimit të Edi Ramës, janë identike me pasojat e epidemive dhe kolerës në Haiti. A e dini që Shqipëria renditet e katërta në botë për numrin e njerëzve që duna të largohen. Shqipëria nuk ka as ebola dhe as epidemi. 400 mijë shqiptarët e larguar në 4 vite”, u shpreh ai.

Berisha tha se duhet të ikë me çdo kusht Edi Rama për të realizuar zgjedhje të lira. “Sipas një informacioni të SHISH, 125 komisarë dhe nënkomisarë u morën me parcelat e kanabisit. Duhet të ikë me çdo kusht Edi Rama, duhet të ikë me çdo kusht infrastruktura kriminale dhe të zhvillohen zgjedhjet në qoftë se shqiptarët duan të votojnë lirisht”, shtoi.

Berisha tha se Shqipëria nuk do të përfitojë hapjen e negociatave ndryshe nga Maqedonia.

“Mbretëria e Holandës është një nga vendet më të respektuara në botë. Nëse qeveria holandeze e merr këtë kërkesë e shqyrton me seriozitet. Janë vende të tjera që po shqyrtojnë këtë vendim. E kam nga burime shumë serioze që konsiderojnë kërkesën për vendosjen e vizave. E treta, nuk ka hapje të negociatave. Do të na ndajnë nga Maqedonia e Veriut sepse Maqedonia e Veriut ka shtet, ndërsa Shqipëria ka narko shtet”, tha ai.

Berisha tha gjithashtu se PD nuk ka lobuar kundër hapjes së negociatave, duke shtuar se asnjë nga 13 kushtet nuk është plotësuar. “PD nuk ka lobuar dhe nuk lobon kurrë që Shqipërisë të mos i hapen negociatat. PD ka lobuar vjet që Shqipërisë t’i hapen negociatave por t’i përcaktoheshin kushtet për në vazhdim. Edhe sot, PD nuk thotë të mos hapen negociatat, përkundrazi por ato të kushtëzohen me një seri procesesh dhe vlerash që janë të domosdoshme. Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë vendosur 13 kushte. Në mënyrë të vetme asnjë prej tyre nuk janë plotësuar”, theksoi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.