E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
TELECOM dhe kompanitë celulare po na vjedhin, shqiptarët në këmbë: Ulni tarifat, do fikim telefonat
Lajme

TELECOM dhe kompanitë celulare po na vjedhin, shqiptarët në këmbë: Ulni tarifat, do fikim telefonat

Nisma është iniciuar nga një qytetar, i cili ka shkruar tek faqja “Lolita” dhe ka shprehur shqetësimin lidhur me ndryshimin e çmimeve të ofertave dhe paketave të kompanisë celulare “Telekom”.
Featured image of article: “Na zhvatën”, shqiptarët në këmbë në protestë kundër kompanive celulare: Ulni tarifat, do fikim telefonat (NISMA E RRALLË)

 Një nismë e pazakontë po bëhet virale në rrjet dhe po mbështetet çdo ditë nga më shumë njerëz. Bojkot kompanive celulare! Shkaku… dihet! Rritja e shfrenuar e çmimeve dhe paketave të komunikimit celular.Që prej vitit 1997, shqiptarët janë ngritur shumë pak herë, për të mos thënë asnjëherë në protestë për xhepin e tyre, për paratë që i fitojnë dhe më pas ua marrin nga xhepi në forma të moderuara, si komisonet bankare, apo ofertat identike të operatorëve të telefonisë celulare që nuk garantojnë konkurrencë, por një monopol në treg.

Nisma është iniciuar nga një qytetar, i cili ka shkruar tek faqja “Lolita” dhe ka shprehur shqetësimin lidhur me ndryshimin e çmimeve të ofertave dhe paketave të kompanisë celulare “Telekom”.

Shqetësimit i janë bashkuar shumë qytetarë të tjerë që thonë se kanë hasur të njëjtat probleme të pandryshuara, ndërkohë që shteti shqiptar është ende i verbër përballë të tillave abuzimeve.

Kështu, Lolita ka propozuar një protestë e cila konsiston në fikjen e celularëve nga ora 16:00-17:00, si dhe mos rimbushja e celularit për një muaj.

Protestuesit kundërshtojnë tarifat e vëna nga tre kompanitë celulare që operojnë në Shqipëri, Vodafone, Albtelecom dhe Telecom.

Njoftimi për protestën nga Lolita:

PROTESTOJMË KUNDRA KOMPANIVE CELULARE PËR RRITJEN E ÇMIMEVE TË OFERTAVE DHE PAKETAVE
-Të fikimi telefonat ose “airplane mode” 1 orë në ditë,
nga ora 16:00-17:00
– Të mos bëjmë asnjë rimbushje apo ofertë për 1 muaj
(shpërndaje)

Një protestë e tillë, zgjon shpresën se edhe në Shqipëri si në të gjithë botën çmimet e navigimit në internet dhe komunikimit celular do të jenë më të përballueshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.