PS MBLEDH GRUPIN PA RAMËN, RRËZOHET KËRKESA E BASHKIM FINOS (POROSITË E BALLËS PËR DEPUTETËT-DETAJE)
Zbardhen detaje nga mbledhja e grupit Paralmentar të Parrtisë Socialiste. Mësohet se në mbledhjen e sotme nuk ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama, ndërsa u drejtua nga Taulant Balla.
Burime bëjnë me dije se ky i fundit u kërkoi deputetëve të angazhohen për fushatë elektorale në zonat e tyre.
Po ashtu grupi ka vendosur që ditën e nesërme në orën 18:00 PS do të mbledhë kryesinë për çështjet zgjedhore. Ndërsa javën e parë të Majit do të jetë edhe mbledhja e Asamblesë.
Gjatë mbledhjes, grupi i dePutetëve ka rrëzuar sot edhe kërkesën e Bashkim Finos.
Ky i fundit ka kërkuar të ulen pagat për policiNë gjyqësore, pasi sipas tij është më e lartë se ajo e Presidentit .Mirëpo, ky propozim nuk është mbështetur nga kolegët e tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



