E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vodhën furgonin, por policia i arreston 20 minuta pasi u vu pas tyre
Lajme

Vodhën furgonin, por policia i arreston 20 minuta pasi u vu pas tyre

2 persona janë vënë në prangat e policisë së Lezhës pasi akuzohen se grabitën një furgon.

Sipas bluve në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Ishull-Lezhë, pas njoftimit të marrë nga shtetasi  A.P, se disa persona i vodhën mjetin fugon dhe ishin larguar së bashku me mjetin, menjëherë shërbimet e policisë të Komisariatit Lezhë, janë vënë në ndjekje të tyre.

Policia ka bërë të mundur që brenda një kohe të shkurtër rreth 20 minuta, të identifikojë dhe arrestojnë në flagrancë  dy prej autorëve  si dhe të bllokojë automjetin e vjedhur.

Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë  në një lagje të qytetit të Lezhës shtetasit:

-A.M.,41 vjeç,banues në Kurbin

-E.P.,32 vjeç,banues në Lezhë

Si dhe ka shpallur në kërkim  dhe po punohet për kapjen e  shtetasit R.K.,25 vjeç, banues në Kurbin, me precedent kriminal në fushën e vjedhjeve, i cili mundi të largohej gjatë ndjekjes nga Policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë për veprën penale “Vjedhja”,  kryer  në bashkëpunim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.