Linda Rama apo Elena Caucesku…
Bledian Koka
Edi Rama po flet rendom ne takimet e tij me popullin per nevojen e reformimit te administrates publike, dhe fakti eshte qe nje reformim teresor qofte i burimeve njerezore, qofte i modeli te funksionimit te tyre eshte nevoje.
Sic eshte edhe fakt se qellimi primar i ketij reformimi eshte largimi i militanteve te LSI-se si gangrene reale dhe zevendesimi i tyre aty per aty me militante te PS-se qe jane po njesoj i njejti infeksion. Po ndersa dyshimet e mia ishin se kjo reforme ishte ideuar nga Naim Labinot-fusha, gojet e liga thone se une kam gabuar vec emrin, por jo fenomenin e klientelizmit.
Te njejtat zera pohuan per statusin tim se ideatorja e Reformes ne Administraten Publike na qenka zonja Linda Basha-Rama dhe partneri i saj i Qendrës për Nxitjen e Zhvillimit Njerëzor, Ylli Cabiri. Cdo te thote kjo?!… E para eshte se nese te gjithe presim qe te jete Drejtoria e Administrates Publike (DAP), qe te merret me vleresimin e performances dhe reformimin e sistemit te administrates ne vend, me kete pune tani e tutje do merret personalisht Znj.
Rama-Basha dhe bashkepunetori i saj Ylli Cabiri dhe pagesa per hartimin e kesaj strategjie, ku Rama nuk ka ndermend te kursehet, do te shkoje pikerisht per Qendren për Nxitjen e Zhvillimit Njerëzor, alias ne xhepat e Zonjes dhe Zoterise se siperpermendur.
Hera e pare dhe e fundit kur historia boterore ka njohur nje Zonje te Pare qe ishte Shefe e Administrates Publike, eshte ajo e Elena Cauceskut, bashkeshortes se diktatorit komunist te Rumanise, Nikolai Caucesku. Linda Rama-Basha do te jete e dyta… 🙂
p.s…per gjithcka tjeter ka show bajat cdo dite “live” ne ERTV nga e hena ne te hene…, edhe kur Edi Rama eshte Vuno…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


