E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrau të birin 3 vjeçar dhe fshehu trupin e tij në një kuti lodrash plastike
Lajme

Vrau të birin 3 vjeçar dhe fshehu trupin e tij në një kuti lodrash plastike

Një nënë në Arizona është shpallur fajtore për vrasje të shkallës së parë, pasi vrau të birin 3 vjeçar dhe fshehur trupin e tij në një kuti lodrash plastike.

13096838-6993271-image-a-3_1557009455569

 

 

Raquel Barreras, 44 vjeç, nga Tuscon, u dënua të premten për krimin tronditës, ndërsa zyrtarisht do të dënohet më 22 korrik.

Mbetjet e djalit të saj të vogël, Roman Barreras, u zbuluan brenda shtëpisë së saj nga qiradhënësi në mars 2014, kur filluan të pastrojnë pronën e zymtë pasi ajo u dëbua. Besohet se djali vdiq diku midis pranverës 2013 dhe janarit 2014.

Barreras e deklaroi veten fajtore për krimin, por mbrojtja e saj argumentoi se ajo ishte e varur nga droga dhe jetonte në varfëri.

Avokati tha se djali mund të kishte kancer para vdekjes, gjë që kishte kontribuar që ai të humbte peshë.

Megjithatë, prokuroria pohoi se Barreras e kishte lodhur qëllimisht djalin e saj dhe nuk lejoi askënd që të luanin, të bisedonin apo ta ushqenin.

Barreras ka katër fëmijë të tjerë, dhe “The Mirror” raporton se asnjëri prej tyre nuk u lejohej të kishin kontakt me më të voglin.

Departamenti i Sigurisë së Fëmijëve i Arizonës hoqi kujdestarinë e katër fëmijëve nga prindërit në vitin 2010 për shkak të problemeve me drogën, por më i vogli i tyre u kthye 1 vit më vonë tek nëna.

13096842-6993271-image-a-2_1557009451167

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.