FOTO/ “Azilant” në Itali e Zvicër në Kuvendin e Shqipërisë, tjetër “rrjedhje” nga aleatët e PD-së
Një tjetër kandidat në listat e Partisë Demokratike ka pranuar mandatin e deputetit, duke dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizimit.
Besnik Troplini është i renditur i 48-ti në listën e kandidatëve të koalicionit të PD-së për Qarkun e Tiranës, përkatësisht për Partinë Balli Kombëtar Demokrat.
Në formularin e dekriminalizimit, dorëzuar në KQZ, në pyetjen në se ka jetuar jashtë territorit të Shqipërisë, Troplini përgjigjet me “po”, duke përmendur Italinë dhe Zvicrën. Për sa i përket arsyes, ai thotë se ka kërkuar azil politik (dokumenti më poshtë).
Në CV-në e tij, 58 vjeçari Troplini thotë se është me arsim të lartë.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



